top of page

Cila është ngjyra më e preferuar në botë dhe pse

  • Writer: Be Magazine
    Be Magazine
  • Jan 5, 2021
  • 1 min read

Si pjesë e një studimi mbi normat gjinore në vitin 2012, sociologu i University of Maryland, Philip Cohen, u bëri gati 2,000 burrave dhe grave një pyetje të thjeshtë: "Cila është ngjyra juaj e preferuar?". Bluja rezultoi më e preferuar, e ndjekur nga jeshilja për burrat dhe lejlaja për gratë.



Një tjetër sondazh i YouGov i kryer në vitin 2015 në 10 vende në të katër kontinentet tregoi se bluja është më e preferuara në të gjithë botën. Ne vend të dytë u renditën jeshilja, e kuqja dhe lejlaja (në varësi të vendit). Madje ngjyra blu ishte më e preferuar edhe në Kinë, ku ngjyrat si e kuqja, e verdha dhe jeshilja konsiderohen si fatsjellëse.



Comments


Post: Blog2_Post
bottom of page