Studimi i fundit: Vaksina e AstraZeneca-s është 79% efektive dhe pa rrezik për mpiksje të gjakut
- Be Magazine
- Mar 23, 2021
- 1 min read
Vaksina Covid-19 e zhvilluar nga Universiteti i Oxfordit dhe kompania AstraZeneca është 79% efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike në një provë të madhe në SH.B.A., Kili dhe Peru, tha kompania ditën e sotme (e hënë, 22 mars).
Vaksina rezultoi 100% efektive kundër sëmundjeve të rënda ose kritike dhe shtrimit në spital dhe është e sigurt, u shpreh kompania, duke publikuar edhe rezultatet e studimit te më shumë se 32,000 vullnetarë në të gjitha grupmoshat.AstraZeneca theksoi se të dhënat nuk tregojnë se vaksina shkakton trompozë të sinusit venoz cerebral, që është një mpiksje gjaku e rrallë në tru. Duke adresuar çështjen që ka dëmtuar besimin në vaksinë në javët e fundit, kompania thekson se vaksina nuk shkakton mpiksje të gjakut.
Commenti