top of page

Zyrtarisht, gjimnazistët i rikthehen shkollës në maj

  • Writer: Be Magazine
    Be Magazine
  • May 2, 2021
  • 1 min read

Duke filluar nga java e ardhshme, të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar do t'i rikthehen bangave të shkollës. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një komunikimi të fundit pohoi se ka pranuar kërkesën e Komitetit të Ekspertëve për rikthimin e skenarit të parë përsa i përket gjimnazistëve.

Nisur nga trendi në rënie i javëve të fundit, Komiteti i Ekspertëve e pa të arsyeshme që shkollat të rihapen me kushtin e vetëm që është ndjekja strikte e masave parandaluese.

Ndër të tjera, Kushi i kushtoi rëndësi të veçantë maturantëve, ku vuri theksin tek provimet e fundvitit dhe përpjekjet e të gjitha palëve për t'u rikuperuar gjatë javëve të mbetura

Comments


Post: Blog2_Post
bottom of page