top of page

Kujtim Prodani ndërron jetë si pasojë e Covid-19

  • Writer: Be Magazine
    Be Magazine
  • Jan 7, 2021
  • 1 min read

Kantautori i njohur, Kujtim Prodani ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare si pasojë e Covid-19.

Prej disa ditësh Prodani po luftonte me sëmundjen i shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi", ku po merrte trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Lajmin e ndarjes nga jeta e kanë bërë publik të afërmit e tij përmes një statusi në rrjete sociale.


Në fund të dhjetorit, vetë këngëtari, përmes një fotoje ku shfaqej në reaminacion me maskë oksigjeni në fytyrë, njoftoi se po luftonte me Covid-19.



Kujtim Prodani, djali i artistëve Anita dhe Agim Prodani ishte aktiv në krijmtarinë dhe pjesëmarrjen në festivale të ndryshme muzikore. Në prill të vitit të shkuar ai kishte kompozuar dhe shkruar gjithashtu një këngë me titull "Ju flet Corona", ku përshkruante situatën e krijuar nga pandemia dhe karantina gjatë atyre muajve.

 
 
 

Comments


Post: Blog2_Post
bottom of page