Pas 3 vitesh, Elvana Gjata në një intervistë: Një rrëfim për jetën, muzikën dhe planet e së ardhmes!
- Be Magazine
- May 2, 2021
- 1 min read

Elvana Gjatën e shohim rrallë nëpër studio televizive të japë intervista, por kur e bën, sigurohet që njerëzit ta mbajnë mend gjatë. Pas thuajse 3 vitesh, që nga intervista e saj e fundit në "Xing me Ermalin", këngëtarja u rikthye këtë mbrëmje në Soiree. Në intervistën ekskluzive, ajo foli rreth vështirësive dhe jetës gjatë pandemisë, prapaskenave të "Çelu" dhe planeve të tjera artistike. Gjatë këtij viti pandemik, mes Pirro Çakos dhe Elvanës filloi dhe bashkëpunimi për albumin "Çelu", për të cilin të dy thanë se qëllimi ishte të bënin "muzikë shqiptare qytetare, të ardhur në një formë të freskët". Në lidhje me bashkëpunimin, Elvana tha se "është e nderuar të punojë me Pirro Çakon".
Comments