top of page

The Weeknd sërish i transformuar për videoklipin e ri

  • Writer: Be Magazine
    Be Magazine
  • Jan 9, 2021
  • 1 min read

The Weeknd mori vëmendjen e të gjithëve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve VMAs pasi u shfaq me shenja në fytyrë.



Këngëtari – i cili çoi në shtëpi çmimin “Videoja më e mirë e vitit R&B” për “Blinding lights” – dukej sikur kishte thyer hundën, teksa sytë i kishte të nxirë, madje kishte edhe njolla gjaku.


The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, u shfaq me këtë look edhe kur ai interpretoi në “Saturday Night Live” në mars. 30-vjeçari, ka vendosur të shfaqet me të njëjtin look si tek kopetina e albumit “After Hours,” që është shkëputur nga kënga “Blinding Lights.”

Për më tepër, The Weeknd shokoi publikun me pamjen e tij në videoklipin e ri të titulluar “Save your tears”.



Këngëtari u shfaq në videon shqetësuese me proteza të dizajnuara për ta bërë atë të dukej sikur fytyra e tij kishte pësuar një operacion radikal plastik, duke përfshirë fillers rreth faqeve dhe buzëve të tij.

Videoja e gjatë katër minutëshe fillon me këngëtarin, emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye duke kënduar në skenë për një turmë të maskuar.

Comments


Post: Blog2_Post
bottom of page