Kush është BTS, grupi korean që po çmend botën?!
- Be Magazine

- May 2, 2021
- 1 min read

Grupi korean “Bts” po ben namin ne bote dhe ne Shqiperi . I perbere nga 7 anetare nga Korea e Jugut ky grup po cmend boten me muziken, mesazhet dhe enegjine pozitive qe percjell te fansat te quajtur “ Army” .
RM, Jin, Suga,Jhope,Jimin,V dhe Jungkook jane 7 djem te rinj qe percjellin mesazhe shume pozitive nepermjet muzikes se tyre .
Të shtatë anëtarët u bënë bashkë nga shtëpia diskografike Big Hit dhe patën sukses të papritur në 2015-n, pasi publikuan këngën “I need you”. Ne 2013 publikuan kengen e tyre te pare “No more dream” Nga aty, gjërat morën përmasa të papërshkrueshme.

Në 2017-n, shitën 12,500 bileta për dy orë... në Kili. Kur BTS shkoi në Sh.B.A. për të performuar në American Music Awards në 2017-s, Ellen Degeneres e përshkroi situatën në Los Angeles “njësoj sikur të kishin ardhur the Beatles.” Në një koncert, niveli i ulërimave nga fansat kapi 127 decibel, goxha mbi limitin ku dëmtohet dëgjimi...
Albumi i i quajtur “Love Yourself: Tear” debutoi në vend të parë në US Billboard 200 duke u bërë albumi më i sukesshëm i BTS në Amerikë, albumi i parë K-pop që futet në klasifikime dhe albumi më i suksesshëm aziatik.
Albumi i fundit u cilesua si albumi me i shitur ne te gjithe boten dhe kenga e tyre “Dynamite” arriti majat e klasifikimit .
Ne 2019 iu bashkuan fushates ndergjegjesuese te Unicef me teme ”Love Yourself” dhe lideri i grupit RM ose Kim Namjoon (emri i tij korean) beri nje super fjalim ndergjegjesues ne UN .

Sna ngelet gje tjeter tu themi vecse beni mire te kaloni nga youtube dhe ti degjoni ca kenge te tyre sepse s’do zhgenjeheni.




Comments