WhatsApp ndryshon rregullat: Duhet t’i pranoni ose nuk e përdorni dot më aplikacionin
- Be Magazine
- Jan 9, 2021
- 1 min read
WhatsApp do të detyrojë të gjithë përdoruesit e tij të bien dakord për politikën e re të privatësisë brenda muajit të ardhshëm, ose përndryshe nuk do të kenë mundësi të futen në aplikacion dhe ta përdorin atë.
Dakordimi i kushteve do të thotë që të dhënat private të një përdoruesi, përfshirë numrin e telefonit, do të pasqyrohen edhe në Facebook, i cili zotëron WhatsApp.
Të gjithë përdoruesit duhet të bien dakord për kushtet e reja deri më 8 shkurt 2021. Përditësimi vjen në formën e një njoftimi brenda aplikacionit, të cilin përdoruesit mund të zgjedhin ta injorojnë derisa të mbërrijë data.
“Duke shtypur Pajtohem, ju pranoni kushtet e reja, të cilat hyjnë në fuqi më 8 shkurt 2021. Pas kësaj date, do të duhet të pranoni kushtet e reja për të vazhduar përdorimin e WhatsApp. Ju gjithashtu mund të vizitoni Qendrën e Ndihmës nëse preferoni të fshini llogarinë tuaj”, – thuhet në njoftim.
Comentarios